Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar katër persona në fshatin Shipol të Mitrovicës, pasi ata ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit, më qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së.
PK-ja në njoftimin 24-orësh ka bëre të ditur se gjatë kontrollit janë sekuestruar 6280 euro, 7300 lekë shqiptare, 140 CHF zvicerane dhe 4 automjete.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda më 22.09.2024 kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 €, 7300 lekë shqiptare, 140 CHF zvicerane, dhe 4-automjete. Me vendimin e prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së,