Temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve kanë bërë që shumë qytetarë nga Kosova të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për t’i kaluar ditët e ngrohta të verës.
Kjo ka bërë që këtë të enjte të krijohen kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Kufijve, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar në Vërmicë qytetarët po presin deri në 20 minuta.