Markus Duesmann, kreu i Audi, ka propozuar masa për të reduktuar konsumin e karburantit për shkak të krizës aktuale, të cilat do të përfshijnë ditët pa vetura dhe kufizimet e shpejtësisë në autostradë në krizën aktuale.
Shoqata Gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA), së cilës i përket Audi, ka një mendim tjetër: “Ne refuzojmë ndalimin e drejtimit të automjeteve si reagim ndaj rritjes së çmimeve të energjisë, si në vitet 1970”, ka thënë presidentja e tyre Hildegard Müller.
“Për më tepër, puna për rregullimin e shpejtësisë duhet të vazhdojë. Është e rëndësishme të promovohet përgjegjësia personale në vend që të pengohet me ndalime dhe udhëzime”, shtoi ajo.
Propozimi për kufizimin e shpejtësisë në autostradë prej 200 km/h bazohet në një rekomandim të shtuar në gusht 2022 nga zyra e prokurorit të shtetit në Naumburg pas rastit kur u ndalua një shofer me një Bugatti Chiron që ishte duke vozitur me shpejtësi 417 km/h.
Ky është gjithashtu një propozim kompromisi sepse ADAC, klubi kombëtar gjerman i automobilave, propozon një kufizim të shpejtësisë prej 130 km/h, ndërsa partia e gjelbër propozon një kufizim shpejtësie prej 120 km/h.