Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se ish-presidenti, Ibrahim Rugova, në një kohë të vështirë ka ndërtuar aleanca që ende i duhen Kosovë.
Osmani në një deklarim para mediave pas homazheve që bëri së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, te varri i presidentit historik në 18 vjetorin e vdekjes së tij, ka theksuar se aleancat që i ndërtuar Rugova do t’i ruajnë përjetë.
“Presidenti Rugova arrit në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhet Kosovës. Prandaj, sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca që do të na ndihmojnë që të ecnim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovës të pavarura, sovrane, të integruar në BE e në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të”, ka thënë Osmani.
Përveç Osmanit e Kurtit, homazhe kanë bërë edhe partia që dikush udhëhiqte Rugova, LDK-ja, po ashtu edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.