Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Kosova ndalon katër pjesëtarë të MPB-së serbe, Beogradi reagon me akuza për hakmarrje politike

14. Juni 2025

“Sentinel” shpëton gra nga kanceri i gjiri, 22 paciente i shpëtojnë heqjes së gjirit në QKUK

14. Juni 2025

Llojet më të mira të frutave që mund t’i hani para gjumit

14. Juni 2025

Rivarrosen dëshmorët e Istogut në Kompleksin Memorial në Vrellë

14. Juni 2025

Distria e jashtëzakonshme, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

14. Juni 2025

Rrokaqielli në Dubai përfshihet nga flakët, evakuohen 4 mijë banorë evakuohen

14. Juni 2025

Big Basta finalisti i tretë në Ferma VIP 2

14. Juni 2025

Gjesti ndez Nju Jorkun me një surprizë virale, rojtari i sigurisë nuk i reziston dot ritmit në skenë

14. Juni 2025

“Teherani do të digjet”, kërcënimi i fortë i ministrit izraelit të Mbrojtjes pas sulmeve iraniane

14. Juni 2025

Horoskopi për sot

14. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Krejt çka dihet për dosjen e Prokurorisë, nëna me 3 fëmijët dyshohet se u vetëmbytën
Rajon

Krejt çka dihet për dosjen e Prokurorisë, nëna me 3 fëmijët dyshohet se u vetëmbytën

7. Mai 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Zhytësit në Shqipëri gjetën pasditen e së hënës trupin e vajzës tjetër të Alma Arrazit, e cila dyshohet se u vetëmbyt bashkë me tre fëmijët e saj të mitur në lumin Buna në Shkodër.

Mbrëmjen e së shtunës u gjet trupi i motrës së saj 9-vjeçare, ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e gruas 39 vjeçe dhe të djalit të saj 3 vjeç.

Në operacionin e kërkimit u përfshinë edhe forca të ushtrisë shqiptare, ndërsa, me kërkesë të autoriteteve, kërkime po bëhen edhe në pjesën e Malit të Zi.

Alma u largua nga banesa në Shkodër bashkë me tre fëmijët e saj më datën 2 maj, ndërsa policia u vu në kërkim të tyre pas kallëzimit të bërë një ditë më pas nga bashkëshorti dhe babai i fëmijëve, 31-vjeçari Ergys Arrazi.

Prokuroria e Shkodrës njoftoi se ka nisur tashmë procedim penal për Arrazin, për kryerjen e veprës penale “shkaktim i vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar”.

“Deri në këtë fazë të hetimit janë krijuar dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se shtetasi E.A., si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij – shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj – ka shkaktuar vetëvrasjen e 39-vjeçares, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet të jetë hedhur në lumë bashkë me tre fëmijët e mitur”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shkodrës.

Ndryshe nga policia, e cila në njoftimin e parë për mediat pas ngjarjes së rëndë foli për dhunë fizike të ushtruar ndaj gruas dhe fëmijëve, Prokuroria tha se i dyshuari ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ishte të hënën në Shkodër për të ndjekur operacionin e kërkimit.

Ai u bëri thirrje vajzave dhe grave që të denoncojnë dhunën.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, gjatë vitit 2023 u regjistruan 4.798 raste të dhunës në familje, me 2.030 autorë të identifikuar nga policia.

Mbi 700 prej tyre u arrestuan dhe dënuan nga drejtësia, ndërsa pjesa më e madhe u gjykuan në gjendje të lirë.

Shqipëri
Share. Facebook
Previous ArticleNjë gotë në ditë rigjeneron mëlçinë dhe shpëlan helmet nga trupi
Next Article Shkencëtarët krijojnë edhe bletët robot, ja si duken

Related Posts

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Një shqiptare mbytet në brigjet e Puketit në Tajlandë

11. Juni 2025

Bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

10. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Kosova ndalon katër pjesëtarë të MPB-së serbe, Beogradi reagon me akuza për hakmarrje politike

Read More

“Sentinel” shpëton gra nga kanceri i gjiri, 22 paciente i shpëtojnë heqjes së gjirit në QKUK

Read More

Llojet më të mira të frutave që mund t’i hani para gjumit

Read More

Rivarrosen dëshmorët e Istogut në Kompleksin Memorial në Vrellë

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.