Procesi zgjedhor në Podujevë do të mbahet ashtu siç është planifikuar, shkruan infoline-news.
Këtë e ka bëtë të ditur vet KQZ përmes një konference.
Përkundër situatës së jashtëzakonshme në vend pas marrjes së masave të Qeverisë për ndaljen e procesit mësimor dhe pezullimin e shumë aktiviteteve publike, KQZ tha se procesi zgjedhor nuk do të ndryshoj.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, në një konferencë për media.
Elezi ka porositur partitë politike që tu përmbahen rregullave të parapara nga insitucionet e vendit në lidhje me tubimet publike.