Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Kostot e banimit shtojnë varfërinë në Gjermani, këto janë sfidat për familjet me të ardhura të ulta
Ballina

Kostot e banimit shtojnë varfërinë në Gjermani, këto janë sfidat për familjet me të ardhura të ulta

15. Dezember 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Kostot e banimit po e rëndojnë gjithnjë e më shumë gjendjen financiare të gjermanëve. Një analizë e re tregon një panoramë alarmante të varfërisë në vend. Çmimet e qirave kanë vijuar të rriten në vitet e fundit, duke e bërë më të vështirë për shumë njerëz të mbijetojnë. Përveç qirasë, shpenzimet për ngrohjen dhe energjinë elektrike janë shtuar gjithashtu, duke e bërë edhe më të rëndë këtë situatë për ata me të ardhura të ulta. Kjo ka çuar në një situatë ku shumë persona po arrijnë në kufijtë e mundësive të tyre financiare.

 Sipas të dhënave të Shoqatës së Përgjithshme të Barazisë, (Paritätischer Gesamtverband) shumë njerëz në Gjermani shpenzojnë më shumë se një të tretën e të ardhurave të tyre vetëm për qiranë, disa madje më shumë se gjysmën.

Shoqata publikoi së fundmi një studim, në të cilin bëhet një përllogaritjeje e re të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave për të vlerësuar varfërinë në Gjermani. Për herë të parë aty merren parasysh e ardhura që u mbetet qytetarëve pas heqjes së kostove të apartamentit, ngrohjes dhe rrymës elektrike.

Rritja e vazhdueshme e çmimit të qirave në vitet e fundit ndjehet shumë tek gjermanët, sidomos ata me të ardhura të ulta | Fotografi: Hauke-Christian Dittrich/picture alliance

Konkluzioni: Nga varfëria për shkak të kostove të banimit janë të prekur 21,2% e popullsisë në Gjermani, që do të thotë 17,5 milionë vetë. “Po të merren në konsideratë kostot e banimit, do të dilte në pah një grup shtesë deri më tani i pa konsideruar prej 5,4 milionë vetësh që jetojnë nën kufirin e varfërisë”, theksohet në studim.

Cilat janë grupet më të prekura?

Në studim janë analizuar edhe grupet më të prekura nga ky fenomen: 21,7 e qytetarëve me vështirësi sociale për shkak të kostove të banimit janë nga mosha 65 vjeç e lart.  Por edhe të rinjtë, sidomos ata nga mosha 18 deri në 25 vjeç janë në kufijtë e varfërisë. Kuota e varfërisë tek ky grup është në masën 31%. E lartë është kuota e varfërisë për shkak të kostove të banimit edhe tek familjet me një prind, 36%. Beqarët, sidomos ata në moshën e pensionit po ashtu janë mjaft të rrezikuar, kuota këtu është 41,7%.

Joachim Rock, drejtor i Shoqatës së Pëgjithshme të Barazisë | Fotografi: Die Hoffotografen GmbH Berli

Banimi po kthehet gjithnjë e më shumë në katalizator varfërie në Gjermani. Joachim Rock, drejtor i Shoqatës i shikon me sy kritik zhvillimet në tregun e imobiljeve në Gjermani. “Hendeku po bëhet gjithnjë e më i madh për shkak të rritjes së kostove të strehimit.” Shoqata e Përgjithshme e Barazisë në Gjermani bën thirrje për ndërtimin e gjithnjë e më shumë apartamenteve me bazë sociale. “Duhet një politikë me fokus shmangjen e varfërisë në Gjermani, paga të mira, sigurime sociale më të mira dhe një politikë strehimi që i mban qiratë të përballueshme,” u shpreh Joachim Rock.

Në BE si i varfër apo “i rrezikuar nga përjashtimi social” konsiderohet një person që ka më pak se 60% të të ardhurave ekuivalente mesatare. Në Gjermani sipas Zyrës Federale të Statistikave të prekur nga varfëria janë rreth 12 milionë gjermanë, konkretisht çdo i shtati (14,3%). /DW

gjermania
Share. Facebook
Previous ArticleTërheq kërkesën për lirim, ja deri kur do të qendrojë Diddy në burg
Next Article Kështu e uroi për ditëlindje Shyhretja renë e saj

Related Posts

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Vrasësi i Grazit i kishte dërguar nënës së tij video lamtumirëse para aktit

11. Juni 2025

MPJD reagon pas thirrjes së gruas së Arbnor Spahiut: Po ndjekim me kujdes rastin dhe kërkojmë lirimin e tij sa më parë

11. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.