Në qytetin Erfurt të Thüringen, në Gjermani, janë ndarë disa çmime për ndërmarrësit më të suksesshëm të këtij Bundeslandi. Çmimin kryesor e mori ndërmarrësi Shpetim Alaj, me origjinë nga Kosova.
Ndërmarrësi Shpëtim Alaj, tash e 20 vjet është një prej sipërmarrësve më të njohur në këtë Republikë gjermane.
Çmimin kryesor për Alaj e dha ministri i Qeverisë së Thüringen, Dieter Lauinger, kurse me fjalë nderi i përshëndeti të gjithë të pranishmit në këtë event.
Po ashtu në këtë event ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.