Një burrë në Aargau po përballet me akuza penale për tejkalim masiv të shpejtësisë gjatë ngarjes së veturës. Ai pretendon – siç me sa duket bën shpesh – se faji është te vëllai i tij binjak. Ai ka ngarë makin me gati 40 kilometra në orë më shpejt se sa është e lejuar, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, ai mohon se e ka drejtuar vetë makinën, pretendon se mund të jetë vëllai i tij binjak ose kushëriri i tij që jeton në Kosovë.
Zyra e prokurorit publik të Aargaut po zhvillon procedurë penale kundër personit të përmendur për shkelje të rënda të rregullave të trafikut. Për të kontrolluar nëse ai ishte realisht në makinë, ajo ja ka besuar analizën e fotove të kamerave të shpejtësisë një instituti mjeko-ligjor, shkruan gazeta Aargauer Zeitung. Por cilësia e fotove ishte shumë e dobët. Kështu që të dyshuarit iu desh të shkonte në institutin e mjekësisë ligjore për të bërë imazhe krahasuese për një mendim eksperti.
Dhe, ai vërtet e bëri këtë. Por përkundër kësaj, e kundërshtoi raportin e ekspertit. Siç mund të shihet nga dosjet e Dhomës së Apelit të Gjykatës së Lartë, ai e konsideron thirrjen në institutin e mjekësisë ligjore si shkelje të të drejtave të tij themelore.