Duket se specat janë të preferuar pothuajse çdo vakt të ushqimeve të kosovarëve.
E kjo del të jetë e vertetë në bazë të sasisë që importohet në Kosovë.
Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet se gjatë këtij viti, janar-shtator janë importuar speca në vlerë 6.5 milionë euro.
Gjithashtu në të njëjtat të dhëna thuhet se vendet nga të cilat ka ardhur kjo sasi e specave janë gjithsej 25. Nga Shqipëria e deri të Kina e Afrika Jugore.
Nga shteti fqinj, Shqipëria janë importuar speca në vlerë afër 2 milionë euro ose saktësisht 1 milionë e 820 mijë euro.
Edhe nga shteti tjetër fqinj, Maqedonia e Veriut është importuar sasi e ngjashme e specave, gjithsej 1 milionë e 721 mijë euro.
Nga ana tjetër 1 milionë të tjera janë importuar nga Turqia.
E pavarësisht importit, Kosova ka eksportuar një sasi nga ky produkt, gjatë muajve janar-shtator të këtij viti vlera e sasisë së eksportuar arrin në 1 milionë euro.
Ndërkaq vendet që kanë qenë destinacion i këtij produkte janë vendet e rajonit, Italia, Zvicra, Gjermania, Belgjika, Mbretëria e Bashkua etj.
Një sasi e madhe është eksportuar në Zvicër ose saktësisht 58 mijë e 700 euro.
Eksporti i specave është rritur gjatë dy muajve të fundit, në gusht dhe shtator Kosova ka eskportuar speca në vlerë afër 700 mijë euro ose saktësisht 691 mijë euro.
Ndryshe vitin që lamë pas Kosova ka shënuar rritje të eksportit.
Gjatë 2018-ës shteti ynë ka eksportuar produkte në vlerë mbi 300 milionë euro në krahasim me vitin 2017 ku kishte eksportuar produkte në vlerë 289 milionë euro. Sipas këtyre të dhënave eksporti ka shënuar rritje për 4.2 përqind.