Përfaqësuesja e Kosovës pas suksesit të arritur në muajin shtator, do t’i zhvillojë dy ndeshje në muajin tetor.
Fillimisht Kosova do ta zhvillojnë një miqësore kundër Gjibraltarit për t’u përgatitur për ndeshjen eliminatore të Kampionatit Evropian “Euro 2020” kundër Malit të Zi.
Ndeshja miqësore me Gjibraltarin do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 10 tetor me fillim nga ora 18:00.
Dje ka filluar edhe shitja e biletave për këtë ndeshje përmes sistemit online në aplikacionin ‘ticks.app”.
Shitja e biletave ka filluar në pasditën e djeshme nga ora 17:00.
Gazeta Zëri ka mësuar se një ditë pas fillimit të shitjes, kanë mbetur edhe rreth shtatë mijë bileta në dispozicion.
12,500 ulëse ka kapacitet stadiumit “Fadil Vokrri”.
Natyrisht, shitja e biletave për ndeshjen miqësore me Gjibraltarin ka shkuar më ngadalë se në ndeshjet e kaluara.
Ndryshe, katër ditë pas kësaj ndeshje, Kosova e pret Malin e Zi në Prishtinë në kuadër të grupit A në eliminatoret e “Euro 2020”.