Mbrëmë është mbajtur konkursi më prestigjoz i bukurisë në botë, ”Miss Universe 2024”.
Vendin e parë si më e bukura e fitoj konkurentja e Danimarkës.
Ajo çfarë ra në sy është se garueset shqiptare nuk mund të futeshin as në top 30-she.
Shqipërinë e përfaqësoi bukuroshja, Franceska Rustem, ndërsa Kosovën nuk është bërë e ditur ende, pasi Edona Bajrami lëndoi këmbën kështu që asaj iu pamundësua pjesëmarrja.
Ndërsa shoqëruesja e parë, Donika nuk ka postuar asgjë nga ky kompeticion, madje ka publikuar një foto duke vozitur makinën që lë të kuptohet se nuk ka garuar.