Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut pritet që së shpejti të arrijnë marrëveshje për krijimin e një pike të përbashkët kufitare që mundëson lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve ndërmjet këtyre dy shteteve.
Kështu tha ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Arban Abrashi, pas takimit me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski.
“Kemi diskutuar për projekte që pak a shumë janë projekte konkrete që i lidhin vendet tona. Në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet në mes dy qeverive, do të diskutohet krijimi i një pike kufitare të përbashkët ku do të jetë më e lehtë për kalim të qytetarëve dhe bizneseve të dy vendeve”, ka thënë Abrashi
Derisa deri në vitin 2022 do të përfundojë ndërtimi i autostradës në pjesën e mbetur në Maqedoninë e Veriut që lidhë me Kosovën.
Abarashi tha se temë diskutimi me homologun e tij ishte ndërtimi i infrastrukturës rrugore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Abrashi tha se në mbledhjen e përbashkët të qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që do të mbahet do të arrihen disa marrëveshje e ndër to edhe ajo për krijimin e pikës kufitare të përbashkët