Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

4. June 2025

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

4. June 2025

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

4. June 2025

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

MrBeast thyen rekord të ri botëror, kaq abonentë i arriti në Youtube

4. June 2025

Naim Murseli paraqitet në gjykatë, rrethohet nga forca të shumta policore

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

“Lule a therrë”- Santiana provokon keq me këtë veshje

4. June 2025

Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua

4. June 2025

Don Xhoni ia plotëson dëshirën të moshuarës, e shëtiti me Lamborghini

4. June 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lajme»“KOSOVA BOJKOTON”, shoqëria civile fton qytetarët të bojkotojnë marketet me datë 10 shkurt
Lajme

“KOSOVA BOJKOTON”, shoqëria civile fton qytetarët të bojkotojnë marketet me datë 10 shkurt

5. February 20252 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Në Kosovë, një numër i madh i qytetarëve ka nisur një iniciativë për bojkotimin e marketeve si pasojë e çmimeve të larta që kanë goditur buxhetet e familjeve.

Bojkotimi ndaj marketeve është planifikuar të ndodhë me datën 10 shkurt dhe të zgjasë tërë ditën.

Ky bojkot është reagim ndaj rritjes së shpejtë dhe të paarsyeshme të çmimeve të produkteve ushqimore dhe atyre bazike, të cilat janë bërë të papërballueshme për shumë kosovarë.

“KOSOVA BOJKOTON“, është grupi që ka mbledhur rreth tre mijë qytetarë deri tani.

Në grupin i cili është i hapur, janë shpërndarë edhe fotografi të shumta të çmimeve të larta të produkteve ushqimore, e po ashtu nuk mungojnë edhe krahasimet e çmimeve ku në Kosovë janë më shtrenjtë se sa në vendet evropiane.

Administratorët e grupit, kanë deklaruar se qëllimi i tyre është të ndërgjegjësojnë konsumatorët për çmimet në treg.

“Qëllimi i grupit tonë është të ndërgjegjësojë konsumatorët për çmimet në treg dhe të nxisë një debat të hapur mbi këtë çështje, duke e sjellë atë në vëmendjen e publikut dhe institucioneve përkatëse. Besojmë se transparenca dhe informimi janë thelbësore për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe për të ndikuar pozitivisht në politikat tregtare.

Nuk kemi asnjë synim të dëmtojmë ekonominë e marketeve, pasi ato janë pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë, paguajnë taksa dhe punësojnë mijëra qytetarë. Prandaj, aktivitetet e grupit tonë synojnë ndërgjegjësimin dhe jo dëmtimin e bizneseve apo krijimin e pengesave për operimin e tyre”, thuhet mes tjerash në postimin e njërit nga administratorët.

Tutje, theksohet se ata duan bojkot njëditor.

“Përmes një bojkoti njëditor, duam të sjellim këtë temë në qendër të vëmendjes dhe të krijojmë një valë reagimesh që mund të kontribuojnë në përmirësimin e situatës. Ky bojkot është një formë simbolike proteste, që ka për qëllim të theksojë shqetësimet e konsumatorëve dhe të nxisë një diskutim më të gjerë mbi çmimet e larta dhe faktorët që i ndikojnë ato”, vijon postimi.

Deri tani, ka pasur shumë qytetarë që janë ankuar për çmimet e larta.

Iniciativa për bojkotim të marketeve ka pasur edhe në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e të tjera shtete 

113

Kosova bojkoton
Share. Facebook
Previous Article“Ditë e veçantë”, parashikimi i horoskopit për sot
Next Article Loredana shpërthen në lot pas përjashtimit të Jozit

Related Posts

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

Agim Bahtiri shkakton të qeshura, propozon prerjen e një Kurbani për t’u “kthjellë” opozita

4. June 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

Read More

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

Read More

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

Read More

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.