Twitter i ka detyruar të gjithë punonëtorët (pesë mijë) në të gjithë botën që të punojnë nga shtëpia me qëllim për të ndaluar përhapjen e epidemisë vdekjeprurëse të koronavirusit.
Puna nga shtëpia do të jetë e detyrueshme për punonjësit në zyrat e kompanisë Korenë e Jugut, Hong Kong dhe Japoni.
Virusi ka vrarë më shumë se 3,100 njerëz, dhe ka infektuar mbi 90,000, shkruan infoline-news.
“Ne po inkurajojmë të gjithë punonjësit në mbarë botën që të punojnë nga shtëpia nëse ata janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë”, tha shefi i burimeve njerëzore të Twitter, Jennifer Christie.