Glauk Konjufca i ka reaguar deputetit Bekim Haxhiu i cili e pyeti atë se pse nuk e ka marrë vaksinën në cilësinë e u.d së presidentit njëjtë sikur kryeministri Albin Kurti.
Kjo ishte përgjigjja e tij:
LEXO EDHE: Ministri Arben Vitia paralajmëron masa të reja në ditët në vijim
“Kryeministri e ka marrë vaksinën për të inkurajuar qytetarët që ta marrin atë. Një vaksinë ka qenë e mjaftueshme, për të mos e harxhuar vaksina, ka mjaftuar ta marr vetëm kryeministri dhe besoj që kjo ka qenë mesazhi i duhur politik. Unë kam antitrupa pasi e kam kaluar CO VID-in dhe do ta harxhoja një vaksinë”, u shpreh Konjufca.