Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Era Istrefi këndon në SHBA, atmosfera e jashtëzakonshme

15. Juni 2025

WhatsApp nuk do të funksionojë tek këta Iphone

15. Juni 2025

Dalin detaje të reja nga festa, vuloset gjithçka nga Sara e Eriku

15. Juni 2025

Adrian Gaxha kapet ‘mat’ me të dashurën

15. Juni 2025

Balona me turistë rrëzohet në Kapadokia, vdes një person

15. Juni 2025

Vdekja e dyshimtë në Pejë, prokuroria nis hetimet

15. Juni 2025

Olta zbulon për herë të parë imazhin e djalit të saj të vogël

15. Juni 2025

Danja i shijon pushimet në krahët e partnerit

15. Juni 2025

Jo vetëm Granit Xhakën, Igli Tare kërkon të afrojë te Milani dhe yllin tjetër shqiptar

15. Juni 2025

Cilat aplikacione kanë dominuar shkarkimet në Evropë këtë vit?

15. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Konjufca thotë se emisari i Gjermanisë e “ledhatoi Serbinë”: Rruga është barazia si dy shtete
Ballina

Konjufca thotë se emisari i Gjermanisë e “ledhatoi Serbinë”: Rruga është barazia si dy shtete

9. September 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka cilësuar “ledhatuese ndaj Serbisë” deklaratat e emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili gjatë vizitës në Kosovë javën e shkuar kërkoi që të hiqen masat e sigurisë ndaj mallrave serbe.

Konjufca tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Procesi i Berlinit nuk mund të reduktohet në CEFTA.

“Mua nuk më duket se Procesi i Berlinit mund të reduktohet në CEFTA. Mosmarrëveshjet që ne i kemi sa i përket CEFTA-s dhe përpjekjet që Qeveria e Kosovës i ka lidhur me një marrëveshje të dinjitetshme të prezantimit të Kosovës në të gjitha këto marrëvehsje rajonale, mendoj që është e drejtë e mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës, por Procesi i Berlinit është shumë më i gjerë dhe unë nuk pres që Kosova të përjashtohet nga ky proces”, tha ai.

Konjufca tha se ka një rrugë që rajoni të jetë, siç tha, funksional.

“Ajo që nuk mund të arrihet dhe ato që i tha z. Sarrazin gjatë vizitës së tij në Kosovë, është faktikisht njëfar modusi i ledhatimit të Serbisë ma merr mendja mua. Nëse doni të keni rajon funksional, ne e dimë se cila është rruga: është barazimi i Kosovës me Serbinë si dy shtete të pavarura që marrin pjesë në këto marrëveshje rajonale. Nëse ne ftohemi dhe diskriminohemi të marrim pjesë në baza zë pabarabarta me Serbinë, Kosova nuk e pranon dhe Kosova ka me luftu deri në fund për interesat e saj”, u shpreh Konjufca.

Konjufca tha se më mirë do të ishte që Sarrazin “ta ketë mendjen te mungesa e ndonjë sanskioni sa i përket Serbisë”.

“Kështu që, mua më duket i drejt qëndrimi i Qeverisë së Kosovës dhe shumë më mirë do të ishte që z. Sarrazin, shumë më shumë ta ketë mendjen te mungesa e ndonjë sanskioni sa i përket Serbisë, prej sulmit që e përmendem të Banjskës e deri te kjo e fundit para dyditësh, bllokimi i kufijve. Tash, nëse e analizoni këtë, pyetja normale do të ishte që kush atëherë qenka për bashkëpunim, e kush po investon në grupe terroriste për t’iu dhënë leje të drejtpërdrejt prej Ministrisë së Punëve të Brendshme për t’i bllokuar kufijtë e Kosovës”, tha Konjufca.

“Për shembull, unë s’e pashë z. Sarrazin që i pengoi kjo që iu bllokuan kufijtë e Kosovës nga ata që jo që kanë precedent penal, por janë edhe kriminelë ndërkombëtarë”, tha ai.

Masat e vendosura që ndaluan importin e mallrave nga Serbia që prej 15 qershorit të vitit të kaluar, ai tha se “janë vendosur nga aspekti i sigurisë”.

Glauk Konjufca
Share. Facebook
Previous ArticlePajisja për thyerjen e gurëve në Klinikën e Urologjisë ende jashtë funksionit, ministri Vitia e kishte prezantuar si punë të kryer
Next Article Zbulohet arsyeja pse Vesa refuzoi të shkoj në emisionin e Albës

Related Posts

Vdekja e dyshimtë në Pejë, prokuroria nis hetimet

15. Juni 2025

Nga nesër hyn në fuqi një rregull i ri në Spitalin e Pejës

15. Juni 2025

Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm

15. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Era Istrefi këndon në SHBA, atmosfera e jashtëzakonshme

Read More

WhatsApp nuk do të funksionojë tek këta Iphone

Read More

Dalin detaje të reja nga festa, vuloset gjithçka nga Sara e Eriku

Read More

Adrian Gaxha kapet ‘mat’ me të dashurën

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.