Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca duke ju drejtuar liderëve të LDK-së, të cilët kanë nisur mocionin e mosbesmit për rrëzimin e qeverisë, ka thënë se LDK ka heshtur në kohën kur Hashim Thaçi e kishte shkarkuar ministren e tyre, Nekibe Kelmendin, në kohën kur ishin në koalicion me PDK-në.
“Për të gjithë ata që duan të derdhin lotë krokodili për znj Osmani, z Bunjaku vetëm votoni qysh ka udhëzu ajo! Sa i përket kësaj që LDK shumë është hidhëruar me shkarkimin e Veliut, kam një pyetje për liderët: Ku ishte LDK kur u shkarkua e ndjera Nekibe Kelmendi nga Thaci? Ai e ka shkarkuar ministren ndersa ju e keni ulur kokën dhe keni vazhduar koalicionin sepse për ju më i rëndësishëm është parneriteti më afatgjatë. Sa më thellë ka shkuar puna kur janë cenu interesat me PDK-në janë shfaq problemet”.