Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po vazhdon të qëndroj në Shqipëri me rastin e 28 nëntorit.
Ai sot së bashku me kryetaren e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla kanë bërë homazhe te busti i komandantit legjendar Adem Jashari në Tiranë.
“Me Kryetaren Lindita Nikolla në këtë mëngjes të 28 Nëntorit në Tiranë për homazhe te busti i komandantit tonë legjendar, Heroit Adem Jashari. Urime Dita e Flamurit!”, ka shkruar Konjufca.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)