Njëri prej të plagosurve ka vdekur në QKUK.
Viktima, siç mëson Klankosova.tv, është Naser Gashi, 62-vjeçar.
Lajmin për vdekjen e tij ndërkaq e konfirmoi në një paraqitje për mediat mjeku kujdestar i Emergjencës, Agron Çitaku.
“Ka qenë pothuajse pa shenja jete dhe pas 30 minutash ka ndërruar jetë, ndërsa i plagosuri tjetër gjendjen e ka më mirë dhe pritet të marrë trajtime në ortopedi”, ka deklaruar ai.
Një incident me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të së martes në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.