Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë ftuar në takim këshillin e kryetarëve të komunave të Kosovës për të diskutuar rreth gjendjes me kor onavi rus.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se pasdite do të mbahet takimi i këshillit të kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të diskutuar rreth situatës me CO VI D-19 si dhe për çështje tjera sa i përket masave kundër këtij vir usi.
LEXO EDHE: Humbë jetën foshnja dy muajshe në Klinë
Ibrahimi tha se para çdo hapi që e ndërmerr Qeveria, së pari konsultohen me këshillin
e kryetarëve të komunave të Kosovës.
Hoti dje ka paralajmëruar se për festat e fundvitit po përgatisin skenarët e nevojshëm,
pasi që atëherë ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve.
Kjo sipas Ibrahimit është edhe arsyeja e këtij takimi të thirrur nga Hoti dhe Zemaj.