Komuna e Prishtinës vazhdon që të furnizojë me kifle nxënësit e shkollave fillore në Prishtinë.
Komuna që udhëhiqet nga kryetari Shpend Ahmeti, ka përzgjedhur kompaninë që të do furnizojë shkollat e Prishtinës me kifle për nxënësit e klasave 1 – 5.
Për këtë, komuna do të shpenzojë 247 mijë euro, përcjell ORAinfo.
Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës, ka udhëhequr këtë procedurë të prokurimit ke vetëm një ofertë të përgjegjshme.
Në njoftimin e dhënies së kontratës shihet se për këtë tender kanë aplikuar 3 kompani, përderisa vetëm kompania fituese “Premium Bakery”, ishte kompania përgjegjëse.
Vlera e kësaj kontratë peshon prej 24 7 mijë e 752 euro.