Me përkrahjen e Gjermanisë dhe përmes Organizatës Ndërkombëtar Gjermane-GIZ, sot në Prishtinë do të arrijë një delegacion i kompanive gjermane, qëllimi i së cilës është zhvillimi i takimeve biznes me biznes (B2B) me kompani të përzgjedhura të Kosovës.
Kompani nga Kosova do të jetë ato metalpërpunuese të Kllasterit të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës (KIMERK) si dhe të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK).
Sot në Prishtinë është bërë e ditur se do të zhvillohen mbi 90 takime biznes me biznes (B2B) ndërmjet kompanive gjermane dhe atyre të kosovare. Në Kosovë për herë të parë do të zhvillohen këto takime në sektorin e metalit, ndërmjet kompanive.
Anke Koch do ta udhëheqë Delegacionin e kompanive gjermane, International Project Manager nga Asociacioni për Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME), me të cilin OEGJK ka filluar të bashkëpunojë që nga viti 2017. Delegacioni i BME të martën (më 24.9.) do të vizitojë kompanitë kosovare që janë pjesëmarrëse në takimet B2B.
Dari tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 35 kompani blerëse nga Evropa dhe 70 furnizues vendorë që prodhojnë produkte, siç janë pjesët metalike për makina, pjesët rezervë, fletët metalike, pjesët hidraulike, tanqet dhe rezervaret, produktet e gomës, plastikës dhe qelqit.