Në Alcor Life Extension Foundation, ofron shërbimin e ruajtjes së trupave dhe kokave të 199 njerëzve që kanë zgjedhur të prezervohen në nitrogjen të lëngshëm me shpresë se në të ardhmen i ngjallin pas përparimeve shkencore, transmeton Gazeta Metro.
Koha dhe vdekja janë në pauzë për disa njerëz në Scottsdale të shtetit të Arizonës në SHBA.
Brenda rezervuarëve të mbushura me nitrogjen të lëngshëm janë trupat dhe kokat e 199 personave që kanë zgjedhur të ruhen me shpresë se ngjallen në të ardhmen kur shkenca të ketë përparuar përtej kapaciteteve të të tanishmes. Shumë prej ‘pacientëve’, siç i quan Alcor Life Extension Foundation, ishin të sëmurë me kancer të pashërueshëm, sëmundjen e Lou Gehrig apo sëmundje tjera për të cilat nuk ka shërim tani.
Matheryn Naovaratpong, një vajzë tajlandeze me kancer në tru, është personi më i ri që është ruajtur në krio-rezervuarët. Ishte dy vjeç në vitin 2015’të.