Gjatë ditës së sotme në Prishtinë kishte erëra të forta. Me ç’rast, komuna doli me një njoftim për qytetarët, duke iu kërkuar që të kenë kujdes të shtuar.
Epik ka qenë komenti i Elza Ujkanit.
Elza Ujkani, 23 vjeçarja që u lëndua rëndë pas rënies së kulmit teksa po ecte në afërsi të ndërtesës së re të komunës së Prishtinës ka ironizuar me një koment në njoftimin e fundit të Komunës së Prishtinës.
Ajo ka shkruar “Oki”, në njoftimin e komunës.