Në hyrjen për në Prishtinë nga Fushë Kosova janë krijuar kolona të gjata të veturave të cilat po kontrollohen nga policia e vendosur në hyrje
Në fotografitë shihen se kolonat janë të gjata dhe pritjet e qytetarëve për të hyrë në Prishtinë janë të mëdha.
Me vendimin e djeshëm të MSH-së, janë kufizuar një numër i madh i aktiviteteve ekonomike duke mos i përfshirë barnatoret dhe marketet e vogla që ofrojnë shërbime të ushqimeve.