Ilnisa Agolli ka lënë mbrëmë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Së bashku me Egla Cenon dhe Meriton Mjekiqin ata ishin në një nominim të fortë, ku publiku vendosi që ajo të largohej.
Në një reflektim për lojën e saj, Ilnisa kërkoi ndjesë dhe tregoi pengjet e saj për lojën në “Big Brother VIP”.
“I kërkoj ndjesë publikut për ndonjë keqkuptim. Aty je nën presion. Duket si klishe, por fitova gjënë më të bukur në botë, dashurinë. Kam pengjet e mia, mënyrën si u përfshiva më shumë se duhet. Por, jam natyrë emocionale. Unë vërtet humba, por fitova mjaftueshëm”.
Me një batutë, Ilnisa iu përgjigj edhe dyshimeve që raportin e saj me Meritonin: “Kollën, dashurinë dhe teshtimën nuk i mban dot. Nuk mbahet dot dashuria”.