Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lajme»Koci: Kurti asnjë fjalë për ish-policin Arbnor Spahiu, protestoi publikisht kur një deputet i VV-së u ndalua nga policia serbe
Lajme

Koci: Kurti asnjë fjalë për ish-policin Arbnor Spahiu, protestoi publikisht kur një deputet i VV-së u ndalua nga policia serbe

11. Juni 20252 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër në lidhje me arrestimin dhe paraburgimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe, duke akuzuar institucionet e Kosovës për heshtje dhe mungesë reagimi të barabartë në raste të tilla. Në një status të publikuar në Facebook, Koci shpreh shqetësimin e tij për, siç e quan ai, selektivitetin në reagimet e shtetit.

“Gabim. Shumë gabim”, shkruan Koci në nisje të reagimit, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosreagimin në këtë rast.

“Kryeministri në detyrë Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i Vetëvendosjes nga ana e policisë serbe. E tash – kur u paraburgos një ish-polic i njësisë speciale, djali i një polici që ende i shërben shtetit – ende asnjë fjalë”, shkruan Koci.

Sipas avokatit, Arbnor Spahiu nuk ka qenë fare pjesë e Policisë së Kosovës në kohën e sulmit terrorist në Banjskë, ngjarje në të cilën u vra polici Afrim Bunjaku. “Të gjitha provat i kam dërgu në gjykatë”, thekson Koci, duke theksuar se klienti i tij po mbahet pa asnjë provë konkrete.

“Arbnori mbahet në paraburgim në Serbi, vetëm pse është shqiptar. Asnjë provë. Asnjë fakt. Vetëm padrejtësi”, shton ai.

Koci kujton se edhe në rast se Spahiu do të kishte qenë pjesë e njësive të sigurisë, veprimet e tij do të ishin të ligjshme. “Secili polic që ka marrë pjesë në neutralizimin e sulmit [në Banjskë], e ka mbrojtë rendin juridik dhe tërësinë territoriale të Kosovës. E më shumë se kaq – e ka mbrojtë jetën e qytetarëve. Shqiptarëve dhe serbëve.”

Në përfundim të statusit, avokati shpreh vendosmërinë për të vazhduar angazhimin e tij në mbrojtje të klientit: “Sidoqoftë, nuk e le asnjë qytetar të Kosovës vetëm. Sado që është rrezik. E kryej edhe punën që do të duhej ta kryente shteti i Kosovës.”

Arianit Koci
Share. Facebook
Previous ArticleDhurata Dora publikon këngën “Qaje” në bashkëpunim me Any Gonzalez
Next Article MPJD pas tragjedisë në Graz: Nga burime jozyrtare kemi mësuar se mund të jetë edhe një e mitur nga Kosova

Related Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025
Leave A Reply Cancel Reply

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.