Klubi katalanas jep lajmin e bujshëm, Lionel Messi largohet zyrtarisht!
Ndarja vjen pas 13 vitesh. Më në fund u konfirmua. Lionel Messi nuk do të luajë më asnjë lojë tjetër me fanellën e Barcelonës. Pavarësisht përpjekjeve të klubit, argjentinasi ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me blaugranët. Barcelona ka njoftuar të enjten se klubi nuk do të jetë në gjendje që ta mbajë Lionel Messi-n në klub, duke njoftuar divorcin pas 13 vitesh. Klubi katalanas ka deklaruar se dy palët ranë dakord për zgjatimin e kontratës, por rregullat e La Liga-S nuk e lejojnë që situata të bëhet realitet.
“Pavarësisht se u arrit një marrëveshje mes Barcelonës dhe Leo Messi-t me qëllimin e dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re, nuk mund të formalizohet për shkak të pengesave ekonomike dhe strukturore”, thuhej në një deklaratë. FC Barcelona shpreh mirënjohjen për lojtarin dhe kontributin e tij dhe i uron më të mirat në të ardhmen. Messi do të jetë lojtar i lirë dhe Manchester City-n është skuadra më e favorizuar për të nënshkruar me të. Aty do të rigjejë Pep Guardiolën.