Klea Huta, orët e vona të mbrëmjes të së shtunës ka ndarë nëpër rrjete sociale një problem shëndetësor me të cilin është përballur përgjatë këtyre ditëve.
“Gjithçka nisi nga një atlete që më vrau këmbën”-shprehet Klea, duke rrëfyer më tej se pas disa ditësh që këmba e saj nisi të infektohej, ënjtej dhe në momentin që ajo nuk kishte parë një përmirësim, vendosi të merrte analizat e gjakut dhe të bënte kulturën e këmbës.
Ndërsa priste për një përgjigje, mjekët i bënë me dije se nga plaga e marrë rezultoi të kishte “streptococus pyogen” i cili është një bakter agresiv që jep infeksione të shprehura.