Aurela shpenzoi shumën marramendëse për një paraqitje.
Modelja Aurela Hoxha kujdeset shumë për paraqitjet në publik, teksa veshjet dhe aksesorët e saj janë të brendeve më të njohura.
LEXO EDHE: Arian Çani na bënë të qeshim me lot me këto video
Së fundi, ajo ishte e pranishme në një emision, ku mori vëmendjen me dukjen.
Por shuma e veshjeve dhe aksesorëve të saj ishte e pabesueshme.
Aurela shpenzoi plot 199.115 euro për këtë paraqitje dhe çmimet më të larta i kapin aksesorët.
Ajo mbante varëse të Cartier me çmim njëra 47.500 euro dhe tjetra 44. 400 euro, pastaj ora Rolex, që kushton 40.700 euro.
Po ashtu, edhe unazat me gur diamanti kushtonin shumë, por të gjitha këto përfshirë edhe korsetin 2.875 eurosh kapin shifrën që lë të gjithë pa tekst.