Çdo çifti që u lind katërnjakë në Komunën e Shtimes do të fitojë 2 mijë euro.
Kështu ka pohuar kryetari i kësaj komune, Qemajl Ajliu i cili tha se me këtë skemë do të mbështeten familjet e reja dhe fëmijët e sapoardhur në jetë.
Aliu tutje për Klan Kosova thotë se qëllimi kryesor është motivimi i shtimit të popullsisë.
Çdo çifti që u lind fëmija i parë do t’i përfitojnë 100 euro shtesë, për fëmijën e dytë 150 euro, për të tretin 200, ndërsa për binjakët 500, e trenjakët 1.000 euro.