Një infermiere nga New Jersey e cila humbi jetën nga coronavirusi, i kishte kaluar tri javët e fundit të jetës duke filmuar betejën për jetë në një video rrëqethëse.
Në video shihet se si nga rritja e temperaturës i tërë trupi i saj pushtohet nga një plogështi e paparë, më pas mbetet pa oksigjen duke përfunduar në spital.
LEXO EDHE:
Pulmologu rrëfen historinë e mjekimit të një nëne dhe djalit të saj të infektuar me Covid19
“Përshëndetje të gjithëve, kam temperaturë të lartë që assesi nuk po mundem ta zbresë, por po pushoj në shtrat. Nuk dua të shkojë në spital”, dëgjohet duke thënë në fillim të videos Pamela Orlando, 65-vjeçe.
Videoja është filmuar në fund të marsit, por së fundmi është shfaqur në rrjetet sociale. Ishin ditët kur iu shfaqën simptomat e para dhe duket relativisht e shëndoshë, e bindur se do të arrijë ta mund virusin në shtëpi.
Por të nesërmen fytyra e saj mori ngjyrë të verdhë, e sjelljet ishin më ndryshe siç edhe thotë para kamerës: “a po dukem si mos me keq”.
“Dhimbjet në shpinë, temperatura assesi nuk do të bie, por edhe nëse ndodh – do të vazhdojë të ndihem keq”, thotë Orlando derisa ishte ende në shtëpi.
Të nesërmen kjo infermiere filmoi vete duke qëndruar shtrirë në spital duke marrë oksigjeno-terapi.