Një studim tregon se alkooli është faktori kryesor i rrezikut për sëmundjet e mëlçisë, veçanërisht për cirrozën. Shumë mjekë dhe dietologë pajtohen me këtë fakt, duke inkurajuar ata që duan të pinë, të minimizojnë sasinë e alkoolit që konsumojnë, raportoi The Healthy.
“Marrja e moderuar e alkoolit është e mirë, por shumë alkool i çdo lloji kontribuon në sëmundje të mëlçisë dhe cirrozë”, tha mjekja Melissa Prest. “Gratë duhet të pinë vetëm një gotë në ditë, ndërsa burrat lejohen të pinë dy”.
Ka shumë studime që tregojnë se çdo lloj alkooli mund të rrisë komplikimet që lidhen me mëlçinë. Është gjithashtu e vështirë të dihet rreziku i alkoolit nëse keni një sëmundje tjetër të mëlçisë.
Megjithatë, mjekja Nancy Reau tha se ndonëse heqja dorë plotësisht nga alkooli nuk është shumë praktike, ekziston një pije që është zgjidhja më e mirë për mëlçinë dhe është më pak e dëmshme.
“Nëse keni një mëlçi të shëndetshme, vera e kuqe është treguar se ka antioksidantë dhe mund të ndikojë në shëndetin tuaj të mëlçisë”.
Natyrisht, marrja duhet të jetë e moderuar.