Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim lidhur me gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare.
Në disa prej pikave kufitare ka pritje deri në 40 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 30-40 minuta, e kolona është 200 metra.
Në Jarinjë e Merdare, pritjet në hyrje janë 5-10 minuta, derisa në pikëkalimet tjera 3-5 minuta.
