Shefqet Krasniqi së fundi u bë më i komentuari lidhur me një deklaratë të tij për këngëtaren, Shkurte Fejza.
“Nuk është fetare, fama nuk t’kryn punë as leku, edhe Shkurta ka me vdek se ka larg”, ishte deklarata e tij e cila mori jehonë të madhe.
Kjo deklaratë mori kundërpërgjigje të shumta, e në mesin e tyre ka reaguar edhe opinionistja, Kimete Berisha.
Ajo ka shkruar për imamin Shefqet Krasniqi se ‘po dehet, pa pirë raki’.