Manjati i modës Kim Kardashian nuk e ka pritur fare mirë afërsinë e krijuar mes vajzës së saj North dhe gruas së re të Kanye West, Bianca Censori.
Madje, pikërisht ky detaj ka bërë që modelja të kërkojë ndihmën e terapistit për t’i dhënë këshilla mbi prindërimin.
Lidhja e North West me njerkën e saj, Bianca Censori, u zbulua teksa dyshja u panë të përqafuar, ndërsa po ndalonin në një kinema në Los Angeles.
Arkitektja 29-vjeçare me origjinë australiane iu bashkua 11-vjeçares, si dhe burrit të saj, Kanye West, për të parë filmin e ri të Marvel “Deadpool & Wolverine”.
North dhe Bianca u panë duke qëndruar pranë njëra-tjetrës përpara se të fillonte filmi dhe në një moment, Censori e mbështjellë në krahët e saj me dashuri. Pranë tyre ka qëndruar edhe reperi, teksa blenë bileta në hollin kryesor të teatrit.