Kim Kardashian ka folur për ndarjen nga Pete Davidson dhe ndonëse nuk tregoi saktësisht arsyet e ndarjes, sërish dha disa detaje interesante.
Ajo u shpreh se është shumë krenare se si e përballuan përfundimin e lidhjes dhe se së bashku folën pafundësisht derisa arritën në këtë vendim. Por, shtoi se “qartazi, është e trishtë, pasi 9 muaj është një kohë e gjatë” dhe se ndihej shumë fajtore për situatat me të cilat Pete u përball gjatë lidhjes me Kim, të shkaktuara nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West
Kam ndjerë shumë faj. Ai përjetoi shumë situata, për shkak të lidhjes sime (të mëparshme)”, u shpreh ajo.