Kiara Tito është duke shijuar ditët e shtatzënisë.

Moderatorja e njohur nga Shqipëria është në pritje të ëmbël bashkë me artistin Luiz Ejlli.
Që kur është bërë publike shtatzënia e deri më tani, Kiara ka ndarë me fansat e saj këtë rrugëtim të rëndësishëm, duke publikuar fotografi të barkut, të ushqimeve që i hahen e të rrobave që po blen për bebin.
Në “Instagram Story”, Kiara sot ka ndarë edhe madhësinë e bebit, e që sot mbush 32 javë, parashihet të ketë madhësinë e një kungulli.