Kiara Tito dhe gjyshja e saj kanë qenë të ftuara të emisionit të Rudina Magjistarit pasditen e djeshme.
Pas deklaratës aë bujshmë të Butrint Imerit tek “Zemër Luana”, i cili e pranoi për herë të parë lidhjen me Kiarën, sigurisht nuk mund të mungonte një pyetje rreth kësaj teme.
Rudina pyeti gjyshen nëse i erdhi keq që mbesa ndërpreu marrëdhëniet me Butrintin dhe gjyshja tha jo, pasi nuk kishin ndonjë lidhje serioze.
Rudina: Të erdhi keq që i kanë ndërprerë marrëdhëniet?
“Jo fare, nuk pati ndonjë lidhje sikur ta kishte serioze, ndonjë lidhje kështu që…”-tha gjyshja.
Menjëherë ka ndërhyrë Kiara, duke thënë të kundërtën.
“Po si moj se kishim serioze?
Tek vetja, nëse ndërton një marrëdhënie e kam quajtur gjithnjë serioze, nisem gjithmonë me dëshirën më të mirë.
Serioze ndoshta ngjan fjalë shumë e madhe, por që ështē një marrëdhënie normale”-tha Kiara.