Sapo ka përfunduar një sezon televiziv, e gjithçka duket gati për të nisur një tjetër stafetë, në shtator. E gjithë vëmendja edhe këtë sezon është te format “reality”, që do të mbajnë mbërthyer publikun para ekranit. E nëse për “Big Brother” është herët për të folur, kanë nisur tashmë të përfliten emrat e parë të “Dancing with the stars”. Formati i kërcimit do të rikthehet sërish në ekran ku emra të shumtë personazhesh të njohura do të përballen në sfidën e kërcimit.
Kanë nisur tashmë të përfliten edhe emrat e parë të personazheve që do të marrin pjesë në sezonin e dytë të spektaklit të kërcimit. Nga Eni Shehu që prezanton “Pushime on Top”, deri tani mendohet se kastit do ti bashkohet moderatorja e “Wake Up”, Enxhi Nasufi. Enxhi që për publikun u bë e njohur si këngëtare, duket se do të shpalosë këtë herë edhe aftësinë e saj në kërcim.
“Dancing” pritet të nisë në shtator edhe këtë herë do të jetë nën moderimin e Bora Zemanit, e cila do të heqë dorë përfundimisht nga “Përputhen”.
Ndërkohë që kastit të VIP-ave që do të marrin pjesë në sfidën e kërcimit i është bashkuar edhe blogerja e njohur, Sara Karaj.
Prej disa vitesh ajo është shndërruar në një personazh të njohur në rrjetet sociale, por edhe në ekranet. Pas disa daljeve publike, ajo tashmë do të provojë edhe kërcimin, si një mundësi e shtuar në karrierën e saj. Me shumë interes pritet edhe pjesëmarrja e Fjodora Fjorës në sfidën e kërcimit.
Moderatorja bën kështu debutimin e saj të parë në kërcim, pas shumë vitesh si prezantuese. Aktualisht ajo është e angazhuar në TVSH, ku dhe moderon një format të përditshëm. Megjithatë, që pas shtatorit, ajo do të provojë aftësitë e saj edhe në pistën e kërcimit, me në krah shumë kolegë të saj.
Një emër tjetër që i rikthehet ekranit është edhe Efi. Finalistja e “Big Brother”, që pas përfundimit të lojë, ka preferuar që të rrijë e shkëputur nga vëmendja mediatike, të paktën deri në nisje të sezonit të ri, ku mesa duket i ka thënë “Po” ftesës për të kërcyer me yjet. Vetë Efi e kishte paralajmëruar një fakt të tillë në rrjetet e saj sociale, natyrisht pa bërë me dije se ku do ta shihnim. Shpesh e shikojmë në një bashkëbisedim të ngushtë me ndjekësit. Së fundmi një pjesë e kanë pyetur për projektet e reja.E pyetur se “A do të shohim së shpejti me një program televiziv?” Efi është përgjigjur: “Në pritje, të gjërave të bukura”