Qendra Shëndetësore në Pejë ka pranuar një numër të madh paisjesh për mbrojtje fizike ndaj pandemisë. Donacion ky dorëzuar nga ushtarët italianë pjesë e KFOR-it në Kosovë. Në ndihmë përfshihen mijëra maska doreza e paisje të tjera mbrojtëse.
“Qendra Shëndetësore e Pejës pranoi sot nga KFOR-i mijëra maska dhe doreza, qindra mburoja të fytyrës dhe veshje për izolim, përveç syzeve edhe mbulesa të këpucëve, termometra pa kontakt me rreze infra të kuqe dhe lëng antiseptik për duar”.
Dorëzimi u krye nga Ekipi Italian për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, që i përket Komandës Rajonale Perëndim, në kuadër të donacionit të madh të pajisjeve të mbrojtjes personale për objektet mjekësore, qendrat shëndetësore familjare, stacionet e policisë dhe përfituesit e tjerë në mbarë Kosovën.
Donacione të ngjajshme do të shpërndahen dy javët e ardhshme në 17 qytete të Kosovës
“Ky është projekti i dytë i zbatuar nga KFOR-i, pas shpërndarjes së pajisjeve mbrojtëse personale në spitalet e Prishtinës dhe Graçanicës që u zhvillua në prillin e kaluar. Të dy projektet janë financuar nga NATO-ja dhe janë pjesë e angazhimit të përgjithshëm të Aleancës në mbështetje të operacioneve të saj dhe vendeve anëtare dhe partnerëve të saj”, thuhet në njoftim/