Në darkën e të nominuarve, Kevini është përballur me pyetjen se “pse u ndikove pas shfaqjes së Yllit, a nuk ke besim te Ana?”.
Kevini tha se ka besim të plotë te Ana, por shtoi se pret të flet me Anën për ta ditur saktë se si është situata.
“Nëse unë s’do të besoja besim në Anën, unë s’do ta kisha unazën që ma ka dhuruar Ana”, tha ai.
Ai vazhdoi të flet me plot bindje për besimin ndaj Anës, duke thënë se “kemi me shiku veç përpara, jo çka ka ndodhë”.