Këto janë masat e reja anti-CO/VID që pritet të miratohen sot nga Qeveria
Të enjten është mbledhur Komiteti për Menaxhimin e Pand/emisë, për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.
Në takim është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se kanë rekomanduar lehtësim të masave Anti-CO/VID, të cilat do të miratohen të premten ndërkaq të shtunën do të hyjnë në fuqi.
Latifi ka treguar se ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.
Ndërsa, të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaks/inës.
Ata që kanë një dozë të vaks/inës, duhet ta kenë edhe testin PCR.
Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.
Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaks/inës.