Viti 2020 do të jetë një vit interesant nga pikëpamja astrologjike! Përgjatë 366 ditëve do të ndodhin gjashtë eklipse dhe tre zmbrapsje të Mërkurit, të Venusit dhe Marsit.
E nëse çdo lëvizje e planetëve do të shoqërohet me çlirim energjie , efekte pozitive apo të padëshirueshme, ndikimi tek të 12 shenjat e horoskopit do të jetë i ndryshëm. Megjithatë astrologët parashikojnë disa data, të cilësuara si ditët më të këqija të vitit që janë të njëjta për të gjitha shenjat e zodiakut.
12 JANAR
Menjëherë pas eklipsit hënor të datës 10 janar , 12 shenjat e zodiakut do të përballen me drama dhe gjithçka do të duam të bëjmë, është të themi fjalën e fundit të parën. Numëroni deri në 10 para se të nxirrni helm nga goja.
23 MARS
Do të jeni aq shumë të fokusuar pas arritjes së qëllimeve tuaja, sa do t’ju erren sytë dhe nuk do kuptoni që do shkelni mbi të tjerët. Kjo gjë do të shkaktojë një përçarje të marrëdhënieve.
31 MARS
Kjo energji e çuditshme do të na bëjë të vendosur që jo vetëm mund të “pushtojmë” botën, por dhe t’u imponohemi të tjerëve. Do të ketë përplasje , ndaj bëni mirë t’u shmangeni konflikteve.
13 QERSHOR
Kur planeti i veprimit Marsi dhe Neptuni bëhen bashkë, ata asgjesojnë energjinë e njëri-tjetrit. Do të ndiheni të zbrazët në çdo aspekt të jetës. Mos harroni që është thjesht një periudhë kalimtare.
13 Gusht, 9 Tetor, dhe 23 dhjetor
Këto data mund të bëhemi jashtëzakonisht egoistë, por për fat të keq nuk do e kemi rrugën aq të lirë sa për të vepruar në liri të plotë. Pikërisht kjo situatë e pafavorshme do bëjë që këto data të cilësohen si më të këqijat e këtij viti.
21 DHJETOR: LIDHJA e JUPITERIT dhe SATURNIT në UJOR
Ky tranzit, i njohur si Lidhja e Madhe, ndodh çdo 19 vjet. Ky fenomen na bën të gjithë të pasigurt për të ardhmen tonë dhe mund të krijojë tensione brenda marrëdhënieve. Burimi: Cosmopolitan