Koalicioni AAK-PSD është subjekti i katërt në zgjedhjet parlamentare me 11.57 për qind apo 92 mijë e 149 vota, listës së këtij koalicioni i prinë kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj.
Të dhënat e fundit tregojnë se asnjë kandidat i PSD-së nuk ka siguruar votat e mjaftueshme përveç zëdhënëses së tyre Natyra Kuçi, e cila është duke ”luftuar” me Donika Kadajn për tu bërë deputete.
Po ashtu thuhet se asnjë kandidat i PSD-së (meshkuj) nuk ka siguruar votat për tu bërë deputet, përjashtuar Natyra Kuçin, e cila ende nuk dihet nëse do të jetë ajo apo Donika Kadaj.
Më poshtë list e plotë prej 16 kandidatëve të AAK-PSD që kanë marrë më së shumti vota.
1. Ramush Haradinaj
2. Daut Haradinaj
3. Time Kadriaj
4.Bekë Berisha
5. Pal Lekaj
6. Teuta Haxhiu
7. Rasim Selmanaj
8. Ali Berisha
9. Albena Reshitaj
10.Shkumbin Demaliaj
11. Gazmend Syla
12. Donika Kadaj& ose Natyra Kuqi (PSD)
13. Arbër Tolaj
14. Blerim Kuqi
15.Gani Dreshaj
16. Burbuqe Bakia Deva