Vajza e Fatmir Limajt ka bërë një urim të ndjerë për ditëlindjen e babait të saj, duke ndarë një fotografi me të në rrjetet sociale.
Në postimin e saj, ajo ka shprehur mirënjohjen për dashurinë dhe sakrificat e tij, duke e cilësuar si një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit familjar.
“Faleminderit për dashurinë, sakrificat dhe gjithçka që ke bërë dhe vazhdon të bësh për ne dhe fëmijët tanë. Je shembulli më i mirë i përkushtimit dhe dashurisë. Mirënjohja jonë për ty është e pafund,” shkruan ajo në urimin e saj.