Pikërisht një javë pasi Madonna festoi Ditën e Nënës me fëmijët e saj, mendimet e saj u kthyen te nëna e saj e ndjerë Madonna Louise Fortin Ciccone.
Këngëtarja 66-vjeçare vendosi të ndërronte stilin e flokëve me një paruke të shkurtër brune, duke shkruar: “Më kishte marrë malli për nënën time, kështu që e transformova…”
Madonna ishte vetëm pesë vjeçe kur nëna e saj vdiq tragjikisht, në moshën 30 vjeçare, në vitin 1963 nga kanceri i gjirit.