Shqipëria ndër vite mbetet një ndër destinacionet më të mira për pushime, sidomos ato të verës.
Jugu u Shqipërisë lirshëm mund të quhet edhe “Perlë” e bukurive të detit.
E për të qenë më afër jugut e më shpejtë atje, duket se janë në përfundim e sipër punimet e tunelit të Llogarasë.
Kjo është bërë e ditur përmes një video të publikuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Madje Rama ka treguar me datë se kur do të funksionalizohet ky tunel, e që është 5 korrik.