Angela Martini ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një pjesë të pushimeve verore.
Modelja shqiptare ka postuar disa fotografi dhe video ku shihet duke u kënaqur së bashku me bashkëshortin Dragos Savulescu dhe të birin e tyre Kyree.
“Kjo gjëja që quhet jetë… erdhëm pa kujtime, pa e ditur se nga erdhëm, pse jemi këtu, apo ku po shkojmë”, shkroi Martini në postim.